Prona dhe shtëpitë e rreth 240.000 njerëzve kanë pësuar dëme serioze. Numri i përgjithshëm i atyre që janë prekur nga njëra fatkeqësi natyrore apo tjetra arrin në 1,2 milion njerëz.

"Ingrid" dhe "Manuel" vërshuan njëkohësisht mbi Meksikë nga dy anët - nga Oqeani Atlantik dhe ai Paqësor. Meteorologët tregojnë se herën e fundit një goditje e njëkohshme e fatkeqësive natyrore në Meksikë ka ndodhur në vitin 1958.