Në fund të detit po vendosen shtylla çeliku. Kjo punë planifikohet të përfundojë deri në mars. Më past midis tyre llogaritet të hidhet çimento. Gjatësia e barrierës do të jetë 780 metra, lartësia - 30 metra. Ndërkohë që muri do të jetë 5 metra i lartë mbi nivelin e detit.

Në pranverën e vitit 2011 pas goditjes nga cunami ndodhi rjedhja e një sasie të madhe substancash radioaktive. Pas kësaj në Japoni u ndërpre shumë shpejt puna e pothuajse të gjitha elektrostacioneve atomike. Ata prodhonin 30% të të gjithë energjisë elektrike në vend.