Raportet lidhur me këto furnizime po hetohen nga ekspertët e Këshillit të Sigurimit me kërkesë të Rusisë.

"Grupi i ekspertëve (Komiteti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sanksionet ndaj Libisë) shprehu shqetësimin e tij në lidhje me përhapjen e armëve dhe municioneve përtej kufijve të Libisë në të gjitha drejtimet dhe vuri në dukje rritjen e numrit të rasteve të raportuara të kontrabandës së armëve dhe municioneve nga Libia në Siri nga deti dhe nga ajri", - deklaroi në takimin e Këshillit të Sigurimit Kryetari i Komitetit për Sanksionet ndaj Libisë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Ruandës në OKB, Eugene-Richard Gasana.