Incidenti ndodhi gjatë natës së sotme në perëndim të vendit, në afërsi të qytetit të shenjtë shiit Qum. Sipas njoftimeve paraprake, shoferin e autobusit që transportonte pelegrinët e zuri gjumi në timon, çka shkaktoi aksidentin.

Irakianët, në mesin e të cilëve ka edhe shumë shiitë, shpesh udhëtojnë në vendet e shenjta në Qom dhe Mashhad. Javën e kaluar dy autobusë me pelegrinë u përplasën dhe morrën flakë në autostradën Qom-Teheran: 44 persona humbën jetën, ndërsa 39 u plagosën.