Përfaqësuesit e 159 vendeve anëtare të kësaj organizate për pesë ditë do të diskutojnë çështjet e sigurisë bërthamore, zhvillimit të energjisë bërthamore, kërkimeve dhe teknologjive në industrinë bërthamore.

Delegacioni rus kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i korporatës shtetërore "Rosatom" Sergei Kirilienko. Në ditën e parë të Konferencës së Përgjithshme, ai do të mbajë një fjalim në seancën plenare. Sot do të zhvillohet edhe takimi i parë i kreut të industrisë bërthamore ruse me Ministrin e ri amerikan të Energjetikës Ernest Monis.