Sipas të dhënave të tyre, shërbimet amerikane të zbulimit kanë përgjuar bisedat telefonike ndërkombëtare, të mundësuara nga kanali "Belgacom". Veçanërisht janë monitoruar me kujdes kontaktet me Jemenin, Sirinë, dhe një sërë vendesh të tjera.

Autoritetet belge kanë filluar një hetim të thellë në lidhje me këto të dhëna befasuese të marra nga ish-oficer i shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden.