Siç rrëfeu ai vetë, sa nuk vdiq së qeshuri. Kreu i shtetit venezuelian nuk u lëndua.

Shëtitja me biçikleta i kushtohej përvjetorit të pestë të themelimit të lëvizjes rinore të Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës. Lideri i partisë Maduro ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe kreu i një prej qarqeve të Caracas-it Jorge Rodriguez.

Presidenti humbi ekuilibrin, kur vendosi të përshëndeste mbështetësit e mbledhur në rrugë. Nicolas Maduro ia bëri me dorë turmës dhe ra nga biçikleta. Pas tij u rrëzuan dhe ata që po ecnin pranë tij.