Gjatë punimeve një tym i madh filloi të dalë midis korpusit të lehtë dhe të fortë të nëndetëses. Në vendngjarje po punojnë 15 njësi të zjarrfikësve të Flotës ruse të Paqësorit dhe të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.

Ekuipazhi i nëndetëses bërthamore multifunksionale të projektit 949-A "Tomsk", në të cilën ra zjarr, e braktisi menjëherë nëndetësen. Nuk ka të lënduar si pasojë e zjarrit.