Federata e mësuesve të arsimit të mesëm do të zhvillojë një demonstratë 5-ditore në shenjë proteste kundër transferimit të mësuesve në të ashtuquajturën rezervë të punës, të cilët mund të përballen me pushimin nga puna në kuadër të reformës së sektorit publik. Ky transferim është një nga kërkesat e "trojkës".

Grevave po i bashkohen edhe punonjësit e fondeve të pensioneve, të Organizatës për Punësim dhe të shërbimeve të Ministrisë së Punës, Asistencës dhe Mirëqenies Sociale: ata po protestojnë kundër transferimit në rezervë pune të 618 të punësuarve të tyre.