9 persona u plagosën.

Forcat egjiptiane të sigurisë dyshojnë se autorë të sulmit terrorist janë militantët islamikë. Incidenti ndodhi pranë qytetit të Rafah, në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës.

Autobusi i dëmtuar si pasojë e shpërthimit lëvizi më tej i shoqëruar nga një autoblindë. Sipas autoriteteve, bomba u aktivizua në distancë me anë të një telekomande.