Njoftohet se shuma e kontratës së lidhur me kompaninë konsiston në më shumë se 20 milionë dollarë.

Sistemi "Aerostar" është sistemi i avionëve të vegjël pa pilot, të cilët ndodhen në përbërje të armatimeve të ushtrive të ndryshme. Ndër të tjerash, ky sistem është përdorur nga vendet e koalicionit perëndimor në Afganistan. Këta avionë pa pilot karakterizohen si taktikë dhe janë projektuar për mbledhjen e informacionit zbulues.