Ekspertët, që po punojnë në vendin e aksidentit, njoftojnë se procesi i vendosjes së anijes mbi trap do të realizohet gradualisht në disa faza në mënyrë që të mos dëmtohet trupi i saj.

Në janar të vitit të kaluar anija e madhe turistike "Costa Concordia" me 4200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord u përplas me shkëmbinjtë pranë ishullit Giglio (Toskana, Itali). Si rezultat i aksidentit humbën jetën 32 persona.