Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në qytetin e Hub në provincën e Baluchistan 45 kilometra nga porti i Karaçit, ku cisternat u mbushën me karburant para se të niseshin për në Afganistan.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i shpërthimit. Autoritetet po hetojnë nëse ky ishte një sulm terrorist apo një aksident.

Askush nuk u dëmtua si pasojë e aksidentit që ndodhi në kohën, kur shoferët pasi parkuan kamionët, shkuan të hanin diçka në një hotel në anë të rrugës.