Pozicionet e rebelëve në periferi të Damaskut iu nënshtruan sulmeve të shumta me raketa, si dhe bombardimeve.

Goditja kryesore u ndërmor në lagjen Barze, e cila ndodhet në afërsi me rajonin Tishrin, në të cilin janë përqendruar objektet më të rëndësishme ushtarake dhe shkencoro-kërkimore të Sirisë.

Pavarësisht kësaj, në qendër të Damaskut mëngesin e 16 shtatorit u hapën shkollat dhe institucionet arsimore, dhe filloi zyrtarisht viti shkollor.