Duke iu referuar thirrjes së konferencës mbi Sirinë "Gjeneva-2", Sergei Lavrov njoftoi se kjo temë do të diskutohet në takimin e ardhshëm 3-palësh me John Kerry dhe Lakhdar Brahimi në fund të muajit, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Bisedimet midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së në lidhje me çështjen e Sirisë do të vazhdojnë edhe në shtator.