Sipas fjalëve të tij, së shpejti 7 anijeve në rajon do t'u bashkohen kryqëzori raketor "Moskva", anija patrulluese "Smetlivij" dhe anija e madhe e desantit "Nikollai Filçenkov".

"Detyrat janë mëse të qarta - të shmanget kërcënimi më i vogël për kufijtë dhe sigurinë e shtetit. Kjo është praktikë e të gjitha flotave detare në botë, të gjendesh atje, ku niveli i tensionit është në rritje", - theksoi Çirkov. Ai rikujtoi se, duke patur parasysh natyrën e situatës ushtarako-politike, përforcimet në Flotën Ushtarake Detare ruse në Mesdhe filluan që në vitin 2012.

Galeria fotografike: Anijet ruse po lundrojnë drejt brigjeve të Sirisë