Gjatësia e Millie-it, domethënë distanca nga pika në shtyllën kurrizore në mes të shpatullave deri në putrat e përparme është 9,65 cm, pesha - rreth 0,5 kg. Kështu që për nga madhësia ajo është më e vogël se një kotele, dhe zë vënd lehtësisht në pëllëmbën e dorës së një të rrituri.

Sipas rrëfimeve të pronares së Millie-it, rekordsmenia e vogël nuk leh kurrë, ushqehet me ato çka hanë njerëzit, i pëlqen të luajë me lodrat prej pellushi dhe preferon shoqërinë e njerëzve.