Gjatë një fjalimi në samitin e OBSH-së në Bishkek ai rikujtoi se masat diplomatike të ndërmarra kohët e fundit kanë mundësuar reduktimin e kërcënimit të një operacioni ushtarak në këtë vend.

"Një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës siriane mund ta japë organizata jonë", - tha Putin, duke kujtuar se në Kartën e OBSH-së njëri prej objektivave të përgjithshme është ai i bashkëveprimit për zgjidhjen e konflikteve në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Putin mirëpriti vendimin e Sirisë që duke filluar nga dita e sotme synon të bëhet anëtare me të drejta të plota e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).