Pranë ndërtesës së misionit diplomatik u hodh në erë një makinë bombë. Pastaj militantët, duke përfshirë edhe terroristët-kamikazë, u përpoqën të hynin me forcë në ndërtesë dhe ta merrnin atë nën kontroll. Mbetën të vrarë dy roje vendas dhe një terrorist. Të paktën 10 persona u plagosën, duke përfshirë edhe kalimtarët. Asnjëri nga shtetasit amerikanë nuk u lëndua. Disa ndërtesa pësuan dëme serioze.