Palët kanë rënë dakord që të mos komentojnë publikisht mbi ecurinë e negociatave dhe të përqëndrohen në punë. Sot takimi do të vazhdojë. Po diskutohet iniciativa e Federatës Ruse për transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar. Pritet takimi i Lavrovit me Kerry-in dhe të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi.