Para fillimit të këtij takimi përfaqësuesit e shtypit e pyetën Kerry se si shkoi pjesa e parë e bisedimeve të tij me Lavrovin një ditë më parë. "Ne do t'jua tregojmë gjithçka pak më vonë. Gjithçka ishte konstruktive", - u përgjigj Sekretari amerikan i Shtetit.

Negociatat janë të përqëndruara mbi iniciativën e Rusisë për kontrollin ndërkombëtar mbi armët kimike siriane.

Lavrov gjithashtu shprehu gatishmërinë për të diskutuar me Brahimin perspektivën e thirrjes së konferencës mbi Sirinë "Gjeneva-2".