Armatimet u dërgohen rebelëve së bashku me ndihmat humanitare nëpërmjet linjës së Departamentit amerikan të Shtetit, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Deri kohët e fundit administrata amerikane ishte përmbajtur nga furnizimi me armë i opozitës siriane për shkak të pranisë në rradhët e saj të një numri të madh terroristësh, duke përfshirë edhe ata, të lidhurit me "Al-Qaeda".