Në këto përfundime u arrit bazuar në analizën e fotove satelitore nga ekspertët e Universitetit Johns Hopkins në Uashington, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Në qendrën koreano-veriore Yongbyon ndodhet një uzinë për pasurimin e uraniumit dhe një reaktor. Puna e reaktorit u ndërpre në vitin 2007 në kuadrin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet 6-palëshe mbi programin bërthamor të Phenianit me pjesëmarrjen e dy Koreve, Rusisë, SHBA-së, Japonisë dhe Kinës.