"Ne ramë dakord, para së gjithash, të diskutojmë në Gjenevë atë iniciativëe, e cila ka gjetur një mbështetje të gjerë në mbarë botën..., duke kuptuar se kjo do të mundësojë heqjen dorë nga përdorimi i forcës së armatosur në Republikën Arabe të Sirisë", - shpjegoi ai.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse të enjten do të zhvillojë bisedimet në Gjenevë me Sekretarin amerikan të Shtetit, ku do të diskutohet çështja e transferimit të armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar.