Në reshtin e poshtëm të lëvizshëm të lajmeve kanali televiziv transmeton fragmente të shkurtra të bisedës. Bashar Al-Assad deklaroi gjithashtu se transferimi nga ana e Sirisë i armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar vjen si përgjigje ndaj propozimit rus, dhe jo për shkak të kërcënimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditën e hënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, doli me iniciativën për transferimin e armëve kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar, nismë kjo me të cilën pala siriane ra dakord.