Më parë SHBA-ja i ofronte ndihmë forcave opozitare, duke iu dërguar atyre pajisje "jo luftarake", duke përfshirë edhe mjete komunikimi. Sipas të dhënave të Khalid Saleh, kohët e fundit amerikanët po furnizojnë me disa lloje armatimesh Këshillin e Lartë Ushtarak të Ushtrisë së Lirë siriane. Sipas shpjegimit të përfaqësuesit të opozitës, ky grupim arriti të bindë Shtetet e Bashkuara se armët amerikane "nuk do të bien në duar të gabuara".