Kontrata për furnizimin e Iranit me pesë njësi "S-300" me një shumë prej rreth 800 milionë $ u nënshkrua në vitin 2007. Tre vjet më vonë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë për Iranin, e cila vendoste sanksione kundër tij, duke përfshirë edhe furnizimin me armatime bashkëkohore.

Në shtator të vitit 2010 Rusia anuloi kontratën për dërgimin e "S-300". Në kundërpërgjigje të kësaj Irani ngriti një padi kundër "Rosoboronexport" në Gjykatën e Arbitrazhit në Gjenevë.