Sipas të dhënave paraprake bomba ndodhej në një makinë të parkuar pranë ndërtesës.

Sipas dëshmitarëve, ndërtesa u dëmtua rëndë. Aktualisht nuk ka informacion në lidhje me viktima dhe të lënduar. Sulmi terrorist u zhvillua në përvjetorin e vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi.

Në shtator të vitit të kaluar si pasojë e një sulmi ndaj konsullatës së SHBA-së në Benghazi mbetën të vrarë Ambasadori Christopher Stevens dhe tre punonjës të tjerë të misionit diplomatik.