Ai tha se moduli ndodhet në korporatën Raketo-Kozmike "Energia", ku po kryhen testet elektrike. "Ka difekte, duke përfshirë edhe sistemin e karburantit, përkatësisht tubacioneve përcjellëse. Difektet po eliminohen", - tha Popovkin.

Sipas fjalëve të tij, për sa kohë Agjencia Federale Kozmike ruse nuk do të jetë e bindur se moduli është plotësisht i gatshëm për lëshim dhe i testuar, ai nuk do të lëshohet drejt SKN-së.