Brenda 24 orëve niveli i ujit u rrit me 8 centimetra dhe arriti në 902 cm.

Bashkia e qytetit të Komsomolsk-na-Amur deklaroi se në zonën e përmbytjeve tani ndodhen 810 shtëpi. Në këto shtëpi banojnë 9419 njerëz. Në luftën kundër fatkeqësisë natyrore përveç punonjësve të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme janë angazhuar edhe grupe vullnetarësh. Vetëm një ditë më parë në këto grupe punuan rreth 1600 njerëz.

Ndërkohë, në Habarovsk niveli i ujit po ulet gradualisht. Brenda 24 orëve niveli i ujit të lumit të Amurit në Habarovsk ka rënë me 12 centimetra, duke arritur në 7,41 metra.