Negociatat për këtë çështje vazhduan gjatë gjithë natës. Puna pritet të rifillojë më 16 shtator.

Në prill Pheniani tërhoqi punonjësit e vet nga Kaesong, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë zgjerimit të sanksioneve të OKB-së që pasuan pas testit bërthamor të Koresë së Veriut më 12 shkurt. Tensionet mes dy Koreve u rritën më tepër pas stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara.