Kandidaturën e Edward Snowden për t’u nominuar për Çmimin Saharov e propozoi fraksioni parlamentar "Të majtët e bashkuar evropianë/ Të majtët e gjelbër të Veriut", njoftoi përfaqësuesi i tij.

Edward Snowden, të cilit iu dha azili i përkohshëm politik në Rusi, organizoi rrjedhjet në media të informacionit të Agjencisë së Sigurimit Kombëtar (National Security Agency - NSA) të SHBA-së. Ai njoftoi mbi programin supersekret të NSA-së në lidhje me përgjimin e bisedave telefonike dhe aktivitetin e Internetit, si dhe mbi spiunimin nga ana e shërbimeve amerikane të zbulimit të misioneve diplomatike të vendeve të tjera.