Kjo ishte deklarata e Presidentit amerikan Barack Obama gjatë fjalimit në televizivion drejtuar kombit.

"Unë nuk do të dërgoj trupa në Siri, sulmi do të jetë i kufizuar. Vetëm Amerika me anë të një sulmi të kufizuar mund t’i dërgojë një sinjal Assad-it. Operacioni ushtarak i kufizuar kundër Sirisë mund ta detyrojë diktatorin Assad të mendohet dy herë para se të ripërdorë armë kimike", - tha lideri amerikan.

Sipas fjalëve të tij, administrata amerikane beson se përdorimi i mundshëm i forcës ushtarake në Siri si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike është në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.