Ai njoftoi se ai do të ngrejë një padi në Gjykatën e Qytetit të Moskës duke sfiduar rezultatin e zgjedhjeve në tërësi, si dhe 951 padi të tjera do të paraqiten nga gjykana e qytetit në ato rajonale, ku do të bëhet fjalë për shkeljet gjatë procesit të votimit.

Komisioni Zgjedhor i qytetit të Moskës ditën e martë përmblodhi zyrtarisht përfundimet e zgjedhjeve vendore dhe miratoi vendimin për zgjedhjen e Sergei Sobjanin në postin e Kryetarit të Bashkisë së Moskës.