Deputetët e paralamentit të qytetit të vogël Goslar në Saksoninë e Ulët u kujtuan se kanë harruar të fshijnë Adolf Hitlerin nga lista e qytetarëve të nderit, ku ai u rendit që në vitin 1934.

Përveç qytetit Goslar statusin e qytetarit të nderit Adolf Hitlerit ia dhanë edhe 4 mijë qytete të tjera. Dhe shumë prej tyre deri më tani nuk e kanë privuar liderin e ndjerë të nazistëve nga ky titull.

Në tetor në Gjermani do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe ndoshta përfaqësuesit e partive të majta duan të fitojnë në lidhje me këtë histori disa pikë politike. Megjithatë, çuditërisht, jo të gjithë socialistët mendojnë se gabimi i historisë ia vlen të korrigjohet.