Pritet që në parlamentin norvegjez të "instalohet" koalicioni i katër partive të qendrës së djathtë. Këtij koalicioni do t’i bëjë opozitë Partia e Punës e Norvegjisë e ish-Kryeministrit Jens Stoltenberg, e cila fitoi një shumicë relative të vendeve në parlament, duke marrë rreth 30% të votave.

Qeveria e tanishme do t’i kalojë kompetencat e saj kabinetit të ri qeveritar më 14 tetor, kur do të prezantohet projektbuxheti për vitin 2014.