Ndërkohë, 40% e tyre mbështesin kursin politik të Shtëpisë së Bardhë. Ky është treguesi më i ulët i mbështetjes së Obamës lidhur me këtë çështje gjatë gjithë historikut të sondazheve të ngjashme.

Në janar politikën e jashtme të Obamës e mbështesnin 54% e të anketuarve, në prill - 49%, në qershor - 40%. Për sa i përket çështjes më delikate - asaj mbi Sirinë - vetëm 31% e të anketuarve e mbështesin politikën e presidentit, 63% e tyre nuk janë të kënaqur me të. Treguesi i përgjithshëm i vlerësimit të mbështetjes që Obama gëzon nga amerikanët është 45%.