"Plani i zhvilluar në bashkëpunim me palën siriane do t'u shpërndahet të gjitha palëve të interesuara, përfshirë këtu edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, - shtoi ai. - Ne me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, jemi në kontakt të vazhdueshëm, në veçanti, dje zhvilluam një bisedë telefonike mbi këtë temë".

Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës siriane deklaruan se ata e kundërshtojnë idenë e dorëzimit të armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar.