"Kundër procesit bolivarian po vazhdon komploti, ata po përgatisin një plan dhe koha (e realizimit) është muaji tetor", - tha Maduro në një konferencë për shtyp në Caracas.

Lideri venezuelian deklaroi se autoritetet amerikane dyshohet të kenë zhvilluar një takim mbi situatën në Venezuelë, gjatë të cilit u konstatua se situata politike në vend po stabilizohet. Ai u bëri thirrje popullit dhe forcave të sigurisë që të jetë vigjilentë.