Të hënën Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri thirrje Damaskut për transferimin e armëve kimike nën mbikqyrjen ndërkombëtare, për të rënë dakord për shkatërrimin e arsenalit të këtyre armëve dhe anëtarësimin në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike. Autoritetet siriane shprehën pëlqimin e tyre. Presidenti amerikan Barack Obama shprehu interes lidhur me propozimin e Rusisë.