Sipas fjalëve të tij, varianti në lidhje me transferimin e armëve kimike do të ishte zgjidhja përfundimtare, por kjo gje mund të zgjasë.

John Kerry mendon se ideale do të ishte zgjidhja diplomatike me ndihmën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendim ky të cilin e bllokon Rusia.

Në të njëjtën kohë Kreu i Pentagonit, Chuck Hagel, supozon se transferimi i armëve kimike do të zgjidhte të gjitha problemet.