Sulmi është planifikuar për këtë të mërkurë, më 11 shtator.

Në prag të kësaj ngjarje, grupi publikoi në një sërë forumesh Interneti listën e objektivave të vet. Midis tyre përmenden edhe shumë faqe Interneti të qeverisë. "Operacionin e vet special" hakerët e kanë quajtur "OpIsrael Reborn".

Nismëtarët e sulmit në fjalë u bënë thirrje gjithë hakerëve, që dëshirojnë, të bashkohen me ta dhe të thyejnë web-faqet izraelite ose të shkatërrojnë trafikun në mënyrë që të bllokojnë aksesin në to.