Sipas informatave të gazetës, që në prill të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite u ofroi 1.239 të burgosurve të dënuar me vdekje faljen dhe një pagesë mujore në para për familjet e tyre në këmbim të pjesëmarrjes në luftimet në Siri.

Gazeta thekson se në mesin e të burgosurve, të cilët u dërguan për të luftuar kundër regjimit të Bashar Al-Assad, ka shtetas të Afganistanit, Egjiptit, Irakut, Jordanisë, Pakistanit, Somalisë, Sudanit, Sirisë, Kuvajtit dhe Jemenit.