Shifrat zyrtare të planit për vitin në vijim "Rosoboroneksport" nuk i bën publike. Megjithatë, në vitin 2012 kompania eksportoi armë me një vlerë prej 12, 9 miliardë $. Në maj të këtij viti Drejtori i Përgjithshëm i "Rosoboroneksport" Anatoli Isajkin deklaroi se plani për vitin 2013 nuk do të jetë më pak se rezultatet e vitit 2012, domethënë rreth 13 miliardë $. Kështu, në shtator të vitit 2013 "Rosoboroneksport" ka shitur tashmë jashtë vendit armatime dhe pajisje ushtarake me një vlerë prej 9,7 miliardë $ (75% e planit).