Letra të ngjashme iu dërguan edhe katër liderëve të tjerë botërorë, të cilët janë pro fillimit të operacionit ushtarak, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

"Presidenti Obama dhe qeveria amerikane mund ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre mbi Sirinë. Ka mënyra të ndryshme të zgjidhjes së konfliktit. Kjo është arsyeja pse unë i shkrova këto letra", - njoftoi Susilo Bambang Yudhoyono.