Në kryeqytetin rus Hossein Amir-Abdollahian planifikon të bisedojë me Zëvendësministrin e Jashtëm të Rusisë, Përfaqësuesin special të Presidentit të Rusisë për Lindjen e Mesme, Mihail Bogdanov.

Temat qendrore të takimeve do të jenë goditjet e mundshme të SHBA-së mbi Siri, si dhe zhvillimet e fundit të situatës në këtë vend. Irani është një nga aleatët e Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, në rajon.