Avioni po mbërrinte në Bangkok nga qyteti kinez Guangzhou. Gjatë uljes atij nuk iu hapën rrotat e përparme dhe si pasojë avioni humbi pjesërisht kontrollin dhe rrëshqiti jashtë pistës.

Në bord ndodheshin 288 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Pas aksidentit 14 persona morën plagë të gradëve të ndryshme dhe u shtruan në spital.