Tashmë janë përmbytur 638 shtëpi, në të cilat jetojnë 5326 banorë, njoftoi shërbimi për shtyp i Departamentit Qendror të Ministrisës ruse të Situatave të Jashtëzakonshme në qarkun e Habarovskut.

Çdo ditë rritet numri i të evakuuarve. Gjithsej shtëpitë e tyre i kanë braktisur 1926 banorë të Komsomolskut, duke përfshirë 520 fëmijë. Në qytet janë krijuar 5 pika të strehimit të përkohshëm të popullatës, ku aktualisht ndodhen 367 persona.

Në Komsomolsk-na-Amur po transferohen urgjentisht pajisjet shtesë dhe pompat e thithjes së ujit.