Zgjedhjet në Parlamentin e Norvegjisë mbahen çdo katër vjet. Rezultatet e sondazheve të kryera nga mediat norvegjeze tregojnë se në zgjedhjet që po zhvillohen rreth 96 nga 169 vendet në parlament do t’i marrë koalicioni i qendrës së djathtë, i përbërë nga Partia Konservatore, Partia e Progresit, Partia Popullore Kristiane dhe Partia Liberale.

Pritet që koalicioni qeverisës, në të cilin përfshihet Partia Laburiste e Kryeministrit Stoltenberg, Partia Socialiste e Majtë dhe Partia e Qendrës, të marrë vetëm rreth 72 vende.