Peshkaqenët e pazakonshëm u zbuluan pak më në perëndim të ishullit të Guinesë së Re. Lloji i ri i peshkaqenëve u emërua Hemiscyllium Halmahera.

Struktura e veçantë e bishtit u lejon grabitqarëve të eksplorojnë të futura të ngushta midis gurëve në kërkim të ushqimit dhe aftësia për të ecur në fund të detit i ndihmon ata t’i afrohen presë së vet pa u vënë re. Megjithatë, sipas mendimit të shkencëtarëve, peshkaqenët që ecin nuk përmbëjnë ndonjë rrezik për njeriun, prandaj autoritetet e Indonezisë planifikojnë ta përdorin llojin e ri të tyre për tërheqjen e turistëve dhe zhytësve.